Nga Taulanc Çala
Arsimi special eshte pak I njohur edhe nga vete mesuesit. Ne Shqiperi ekzistojne vetem 6 shkolla te arsimit te mirefillte special. Keto shkolla u sherbejne dhe ndihmojne nxenesit qe jane me prapambetje mendore. Po cilat jane problemet qe hasin keto shkolla sot
1. Shkollat e arsimit special nuk kane nje kuader te plote normative sic kane shkollat e tjera qe jane normale. Ato nuk e dine akoma me sa nxenes do ta formojne klasen,dhe me sa nxenes ndahet nje klase. Eshte shkruar diku se nje nxenes me AK eshte sikur te kesh tre nxenes normal dhe me kete llogjik vazhdon dhe ecet dhe sot. Pra,ne arsimin normal nje klase ndahet kur numri I nxenesve arrin 33,kjo do te thote se ne arsimin special klasa ndahet me 33/3=11 nx. ecja me kete llogjik nuk e dim und te jete gabim apo jo por eshte e pranueshme deri sa nuk ka nje kuader normative q eta specifikoje
2. Po ne arsimin special a pranohen klasat kolektive? Me sa nxenes formohen ato? Edhe ketu mund te ndodhe qe nje klase mund te kete dy,tre nxenes po ashtu dhe klasa tjeter. Pyetja eshte a mund te bashkohen keto klasa ne nje shkolle special? Pra a mund te kemi si ne shkollat normale klasa e 1+3 dhe klasat 2+4 bashke etj? edhe kjo pjese nuk eshte ne kuadrin normative dhe nuk dihet sit e veprohet
3. A perfiton ore mesuesi I biblotekes ne shkollat speciale? Edhe shkollat special kane bibloteken e tyre modeste. Edhe aty ka nje mesues qe pergjigjet per mbarvajtjen e biblotekes,me regjister,me skeda,rregullore etj. Por bibloteka eshte shume modeste per te perfituar mesuesi 3 ore ne jave. Si veprohet ne kete rest? Pergjigjia mund te jete “E ka ne dore drejtori” Por dhe drejtori ecen ne baze te ligjit dhe dispozitave normative dhe eshte mrojtes I tyre per nje institucion arsimor. Pra edhe nje pjese e tille duhet saksionuar ne dispozitat normative ose udhezimet e ndryshme
4. A perfiton shkolla special ne oren e edukimit fizik? Ketu kuptimi eshte qe a mundet qe nxenesit me dy gjini te zhvillojne oren e mesimit te ndare ashtu sic eshte percaktuar ne udhezim? Sipas llogjikes se udhezimit nqs nje klase normale ka mbi 10 nx femra ose meshkuj ora e mesimit e edukimit fizik zhvillohet e ndare,vec vajzat dhe vec djemte. Ne shkollat special sipas llogjikes I bie qe nqs nje klase ka 4 vajza ose djem mesimi duhet zhvillohet I ndare. A eshte e drejte te zbatohet keshtu? Perseri del nevoja e nje kuadri normative te mire specifikuar
5. A duhet te jene planet mesimore special ne teresi
Te gjitha keto qe thame me siper,edhe ndonje tjeter, bejne te nevojshme dhe te domosdoshme hartimin e nje kuadri normative per arsimin special. Ky kuader normative duhet te jete special si vete keto shkolla,te hartohet me mesues e drejtues te vete ketyre shkollave,te cilet prekin dite per dite nevojat e nxenesve. Ata do te japin patjeter keshillat me te mira qe puna ne keto institucione te shkoje sa me mire dhe te kete sa me shume rezultat