Nga Edmond Arizaj
Ana Luca, një mikja ime infermiere, kryeinfermiere (ish) në QSUT, është larguar për në Gjermani. Është personi që u vetëofrua të punonte tek Infektivi, kur Kovidi nisi “shëtitjen” në vend dhe të linte ditë e javë të tëra pa përqafuar djalin e saj.
Personi i reklamuar për përkushtimin spartan edhe nga vetë kryeministri. Personi që nuk priste të ktheje krahët për të thënë të vërtetën e saj.
Nuk e di çfarë e ka shtyrë Anën të ndahet nga vendi, puna dhe njerëzit. Por di që të humbur janë shumë, madje edhe ata që nxjerrin vetëm vrer për bluzat e bardha kanë humbje.
Nuk ka të pazëvendësueshëm. Por sa kohë duhet të krijohet një profesionist? Ndoshta 20-30 vjet. Por a e dini se sa kohë duhet për një njeri të mirë? Gjithë jeta.
Ana, suksese kudo që të jesh. Për ty dhe djalin tënd. Humbja është e jona./m.j