Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka pritur në një takim kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakoyannis.
Teksa publikon fotot e takimit, Çuçi shkruan:
“Një takim me kryetarin e Bashkisë Athinë, z.Kostas Bakoyannis, teksa ai ndodhet këto ditë për vizitë në Tiranë. Diskutuam për çështje të ndryshme që lidhen me qeverisjen lokale dhe decentralizimin e pushtetit vendor në funksion të zhvillimit ekonomik. Gjithashtu folëm për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, që janë të lidhur kaq ngushtë për shkak të historisë sonë, por edhe nëpërmjet emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj, si dhe prej minoritetit grek në Shqipëri”.
/b.h