Një tjetër ngjarje që ka për lokacion Portin e Durrësit, pas sasisë 300 kg kokainë, është kapur një tjetër sasi e paligjshme, por kësaj here janë para cash.
Mësohet se në një fugon i cili mbërriti me traget nga Italia, janë gjetur një shumë e konsiderueshme paundësh. Nuk dihet shuma reale, por po bëhet numërimi nga policia kufitare.
Paratë u zbuluan në vijën e dytë të kontrollit, pasi automjeti iu nënshtrua skanerit. Nuk dihet ende nëse kjo sasi parash ka të bëjë me ngarkesën e kokainës që u kap sot pasdreke.
Ndërkohë është shoqëruar për t’u marrë në pyetje drejtuesi i fugonit, teksa hetuesit po punojnë për zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarje.
Dhe nje muaj me pare, me 19 maj u kap nje furgon i bardhe ne portin e Durresit, brenda të cilit u gjetën 123 mijë paund ndërsa u sekuestruan dhe 2 telefona celularë si dhe një lap top. Gjithashtu u arrestua shoferi i mjetit shtetasi O.Sefolli, 21 vjeç, banues në Hamallë.
/b.h