Mbrëmjen e sotme, e ftuar në emisionin “Java në RTSH” për të folur për rizgjedhjen e Bashës sërish si kreun e Partisë Demokratike, ishte ish-deputetja e PD Albana Vokshi.
E pyetur se pse demokratët e votuan sërish 80% Lulzim Bashën, në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Vokshi u shpreh se demokratët vazhdojnë ta besojnë Bashën dhe kauzën e tij
“Sepse demokratët e kanë ndjerë peshën e një partie të bërë pale me shtetin. I kanë besuar Bashës dhe vazhdojnë ta besojnë kauzën e rrëzimit të një regjimi dhe kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Gjithashtu, frika që patëm për pjesëmarrje jo të lartë ne votime ishte e kotë sepse demokratët janë më të bashkuar se kurrë për Bashën dhe besojnë në kauzën e tij.”– u shpreh ish-deputetja e PD, Albana Vokshi në emisonin “Java në RTSH”.
/b.h