Kamioni me 300 kg kokainë do të shkonte drejt Italisë. Mesohet se kamioni me lëndën narkotike që u sekuestrua mesditën e sotme në Portin e Durrësit ishte nisur nga Maqedonia e Veriut dhe si destinacion kishte Italinë.
Shqipëria ishte thjesht një tranzit për të, vend ku dhe u zbulua droga. Pas kontrollit të kamioni që drejtohej nga një 40-vjeçar, u gjet kokaina e paketuar në kuti firmato të markave të ndryshme si ‘Dior’, ‘Chicago Bulls’, ‘Louis Vuitton’, ‘Kenzo’ e ‘PSG’.
Në pranga është vënë 40-vjeçari që ishte edhe drejtuesi i mjetit./m.j