Në vendin tonë gjatë muajit të fundit është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të rasteve të reja nga Covid dhe numrit të viktimave.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë dhe fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.
Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3027
Testime totale 771,586
Raste pozitive 132,484
Raste të shëruara 129,903
Raste Aktive 127
Humbje jete 2,454
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 42
Tiranë 36
Berat 12
Durrës 11
Lezhë 8
Elbasan 5
Gjirokastër 4
Korçë 3
Dibër 3
Kukës 2
Fier 1
/b.h