Prej datës 19 qershor në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike.
Qytetarët që do të udhëtojnë drejt Greqisë duhet të kenë me vete, formularin Plf, certifikatë vaksinimi, test PCR ose test i shpejtë, apo certifikate e diagnozës pozitive të vlefshme për dy deri në nëntë muaj.
Fëmijët mbi 12 vjeç do të ketë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit. Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.
Deri më datë 28 qershor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.
Plotësimi i PLF është detyrueshëm për të gjithë, nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore. Në rast se formulari nuk plotësohet online, MEPJ informon se do të thotë që është arritur kuota ditore e duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë.
/b.h