Të gjithë gjyqtarët e prokurorët që janë larguar nga sistemi i drejtësisë për shkak të vettingut, duhet tu hetohet pasuria nëse ajo është vendosur nga korrupsioni apo jo.
Paralajmërimi është bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila madje tha se kjo pasuri do tu sekuestrohet të gjithë atyre që kanë shfrytëzuar postin për të zhvatur para nga qytetarët.
Teksa përcolli rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme, Gjonaj tha se gjyqtarët e korruptuar duhet të jenë në lupën e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme.
Ndërsa kryeprokurori, Olsian Çela, theksoi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtuesve të prokurorive në ndjekjen e rekomandimeve, që kanë impakt në luftën ndaj kriminalitetit.
/a.r