Mesfushorit danez iu implantua një defribilator, si do të ndikohet jeta e tij nga kjo pajisje
Gjendja e danezit Kristian Eriksen vazhdon që të përmirësohet. Futbollisti zbatoi rekomandimet e mjekëve dhe iu nënshtrua operacionit. Në trup ka një pajisje që monitoron zemrën, e tani për të ka një “normalitet” të ri
Mesfushori danez Kristian Eriksen kreu një operacion në zemër, ku iu implantua një defribilator i nevojshëm për të shmangur sulme të tjera kardiake.
Pajisja e implantuar shërben për tri gjëra:
-Rregullim të ritmit të zemrës, kur rrahjet shpejtohen ose ngadalësohen
-I jep impulse zemrës kur nuk ka aktivitet normal
-Mbështet vetrikulat e zemrës, që të mos ngarkohen gjatë punës e mos të kufizojnë rrjedhjen e gjakut
Kirurgu krijon një xhep në anën e majtë të gjoksit, ku implantohet pajisja, e më pas krijon lidhjen me vetrikulat dhe pjesën e sipërme të zemrës.
Defribilatori monitoron përgjatë gjithë ditës ritmin kardiak. Sapo identifikon problem, i dërgon një impuls elektrike zemrës për ta korrektuar.
Me këtë pajisje, mund të vazhdosh të udhëtosh, të ngasësh makinën, të kesh një jetë aktive, e madje edhe sporitve.
Por duhen shmangur përplasjet e forta që mund të dëmtojnë pajisjen. Karriera e Eriksenit në futboll ende është e paqartë.
Protokollet italiane për aktivitetet sportive në rastet kur implantohet defribilatori janë ndër më rigorozet, e vështirë që ai të mund të rikthehet në fushë me Interin.
E vetmja shpresë është pas 3-4 javë pas operacionit, nëse Eriksen nuk do të ketë më probleme me zemrën t’i hiqet pajisja. Por edhe në vazhdim, duhet parë gjendja e danezit.
/a.r