Kryetares së Këshillit Bashkiak të Vlorës si dhe anëtarëve të këshillit bashkiak i ka ardhur një kërkesë ditën e djeshme nga bashkia e Vlorës për pezullimin nga detyra të sekretarit të Përgjithshëm të këshillit Bashkiak Agron Gjipali pasi ai ka mbushur moshën e pensionit.
Shkresa i kërkonte anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Vlorës të zgjedhin një sekretar të ri të përgjithshëm për t’i dhënë hapësirë moshës së re për t’u inkuadruar në bashki. Anëtarët e Këshillit bashkiak të Vlorës e konsiderojnë këtë gjë tendencioze sidomos tani që ka tensione midis palëve. Sipas tyre Këshilli bashkiak i Vlorës është i vetmi institucion i cili mund të shkarkoj Sekretarin e Përgjithshëm dhe të emëroj një të ri. Këshilli Bashkiak është gjithashtu i vetmi institucion i cili mund të zgjasë në detyrë sekretarin e përgjithshëm apo të emëroj një të ri.
Sipas tyre Gjipali duhet të qëndroj në detyrë derisa të gjendet një profesionistë i ri që mund ta zëvendesojë dhe jo të pushohet nga detyra menjëherë. Anëtarët e Këshillit bashkiak konfirmojnë me anë të votës ku nga 42 anëtarë 40 kanë votuar pro dhe 2 kundra për vijimin në detyrë të sekretarit të përgjithshëm.
Ndërkohë Leli vijonë të bëj një mbledhje të dytë online me drejtuesit e institucioneve të bashkisë Vlorë ku argumentonte përgjigjen e tij përse sekretari nuk duhet të vijojë në detyre
‘Dua të sqaroj opinionin publik, në këtë mbledhje jashtë radhe online, se sekretari i Këshillit Bashkiak, edhe pse i emëruar nga Këshilli i Bashkisë nuk ka statusin e anetarit të këshillit që zgjidhet nga populli. Funksionet e tij janë administrative dhe pozicioni nuk ka mandat kohor. Marrëdhëniet e sekretarit rregullohen nga legjislacioni i punës. Theksoj gjithashtu se nuk është bërë asnjë largim nga puna! Sekretari i Këshillit Bashkiak, Agron Gjipali, njësoj si disa kolegë të tjerë që kanë punuar në Bashkinë e Vlorës, gjatë këtyre ditëve, janë njoftuar se kanë plotësuar kushtet për të përfituar pensionin e pleqërisë.’- thotë Leli.
g.kosovari