Zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi i 32-vjeçarit Charalambos Anagnostopoulos që akuzohet se ka vrarë gruan e tij Karolina 20 vjeç, ka bërë bujë të madhe në Greqi dhe jo vetëm.
Në rrjetet sociale ka pasur komente nga qytetarë të indinjuar që shprehin revoltën e tyre për krimin.
‘Neveri. Më në fund ka ardhur koha juaj. Përbindësh. Turp të kesh!!!. Si ke fjetur 40 dite ???’– janë disa nga komentet e njerëzve në postimin e fundit të pilotit në Instagram.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë.
Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit.
Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë (sipas tij), por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.
g.kosovari