Deputeti socialist Taulant Balla, ka thënë se për Vit të Ri do nxjerrë disa fotografi të Sali Berishës në shtëpinë e Enver Hoxhës.
Deklaratat e Ballës erdhën gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin ‘Opinion’.
“Do nxjerr për Vitin e Ri një dhuratë. Fotografitë e Sali Berishës me Enver Hoxhën dhe fëmijët, në shtëpinë e tij”, tha Balla. Ky reagim erdhi pas fjalës së Bumçit, i cili tha se kryeministri Rama ka qenë prezent në disa aktivitete ku është shfaqur edhe foto e Enver Hoxhës.