Pas një sherri me burrin e saj, me të cilin kishte kaluar mbi 38 vjet jetë, ajo e vrau atë duke i derdhur ujë të vluar, të përzier me 3 kg sheqer.
Gjithçka ndodhi teksa burri ishte duke fjetur, duke i shkaktuar vuajtje torturuese në momentet e fundit të jetës. 59-vjeçarja britanike, Corinna Baines e kreu aktin e rëndë më 13 korrik të vitit të kaluar, ndërsa këtë të enjte u shpall fajtore për vrasje nga Gjykata e Chester Croën.
Sipas aktakuzës, gruaja e la viktimën, Michael Baines, vetëm në shtëpi, pasi i shkaktoi djegie të forta në më shumë se 1/3 e trupit të tij.
Menjëherë pas sulmit, ajo u largua nga shtëpia dhe shkoi te një fqinj disa metra më larg, duke qarë dhe rrëfeu çfarë kishte bërë. 81-vjeçari u dërgua në spital me urgjencë, por ai vdiq pesë javë më vonë./m.j