Sali Berisha dhe lobi i tij, vijon një lëvizje politike anti-perëndimore pas shpalljes non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në televizionin e familjes së tij, është thirrur në ndihmë një personazh i së majtës ekstreme për të sulmuar Edi Ramën.
Krasta ka thirrur në intervistë një person që quhet Tariq Ali, i lindur në Pakistan, djali i një marksisti të Pakistanit, por që sot është një intelektual i njohur i së majtës ekstreme.
Tariq është një person që Tony Blair-in e ka pasur armik dhe madje e ka çuar në gjykatë për krime kundër njerëzimit.
Dhe në televizionin e familjes Berisha, Ali, sulmon Edi Ramën vetëm e vetëm se është aleat me Tony Blair, ku në fakt lidhja me Shqipërinë nuk ka asnjë bazë në argument, por thjesht Krasta i përmend Blair dhe Alaistar Cambell, që për Krastën konsiderohen si njerëzit që i kanë sjellë fitoret Edi Ramës.
E Tariq Ali, i vërvitet si Blair, si Cambell, si Ramës me një inat që ngjan me atë të Berishës dhe i akuzon për krime të rënda por pa përmendur se çfarë.
Tariq, është një njeri që konsiderohet në Mbretërinë e Bashkuar si përkrahës i Së Majtës së Re, me një fjalë që është kundër Rrugës së Tretë të Blair që i dha laburistëve 3 mandate rresht.
E ashtuquajtura New Left i siguroi laburistëve humbje non stop edhe kur kishte mundësi që të fitonte siç ishte rasti i vitit 2019…
Në fakt i gjithë ky debat, edhe mund të bëhet, por që nuk duket se ka lidhje me Shqipërinë, por duket se logjika është të sulmuhen të gjithë aleatët e Ramës, edhe pse si Tony Blair, ata konsiderohen si heronj në botën shqiptare…/TemA