Adrola Dushi ka bërë së fundmi një postim në rrjete sociale, që është keqkuptuar nga një pjesë e ndjekësve të saj. Modelja e njohur është shprehur e revoltuar për shqiptarët, që sipas saj nuk dinë ta përdorin në dobi të vetes demokracinë dhe lirinë.
“Ne si Shqiptare nuk dijme ta menaxhojme lirinë dhe demokracinë. Cohu Enver na bëj derman!”, shkruan Adrola në një postim.
Fraza e fundit nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj, të cilët nuk e kanë kuptuar se çfarë ka dashur të thotë modelja përmes saj. Për këtë arsye ajo është detyruar të japë një shpjegim publikisht për deklaratën e saj.
“Për storyn paraardhes, thirrja “Çohu Enver na bej derman” është absolutisht figurative dhe kjo nuk do të thotë që unë preferoj regjimin komunist apo totalitarist, kjo ishte thjeshtë për të shprehur shokun tim emocional/mendor sa i përket ndodhive banale që ndodhin në vendin tonë.
Duke u përpjekur për të qenë si bota, po ngatërrojmë vlerat, talentin me banalitete dhe imazhin sipërfaqësor që po përpiqemi të shesim.
Edhe pse është frazë kontradiktore për në shqiptaret, kjo që unë përmenda nuk është në ligjëratë të drejtë por figurative siç e thashë dhe po e përdor në një moment të caktuar ku shoqëria jonë po kalon episode të rënda si jetësore, ashtu edhe kulturore”, shkruan Adrola në postim./m.j