Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Fier. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:50, në aksin Cakran Fier.
Identiteti i viktimë ende nuk dihet, por deri tani mësohet se po udhëtonte me një automjet tip “Ford”, por ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga
Në vendngjarje ndodhet Policia Rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.
/a.r