Nga Dritan Hila
CEO i Euro Exim Bank Ltd. shpjegon pse nje çiklist eshte katastrofe per ekonomine dhe planetin. Ja çfare thote:
Një çiklist është një katastrofë për ekonominë e vendit: ai nuk blen makina dhe nuk merr hua para për t’i blerë ato. Nuk paguan sikuracion.
Nuk blen karburant, nuk paguan që makina t’i nënshtrohet mirëmbajtjes dhe riparimit të nevojshëm. Nuk përdor parkim me pagesë. Nuk shkakton aksidente të mëdha. Nuk kërkon autostrada me shumë korsi. Nuk bëhet obez.
Njerëzit e shëndetshëm nuk janë as të nevojshëm dhe as të dobishëm për ekonominë. Ata nuk blejnë ilaçe. Ata nuk shkojnë në spitale apo te mjekët. Ato nuk shtojnë asgjë në prodhimin e vendit.
Përkundrazi, çdo dyqan i ri fast foodi krijon të paktën 30 vende pune, duke punësuar 10 kardiologë, 10 dentistë, 10 dietologë, ekspertë fitnesi si dhe natyrisht njerëzit që punojnë në lokal”.
Zgjidhni me kujdes: një çiklist apo një fast food? Vlen të mendohet.
PS: Ecja është edhe më keq. Këmbësorët nuk blejnë as biçikletë./m.j