Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas votimit në Parlamentin Holandez që i hap rrugën uljes së Shqipërisë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.
Në një postim në mediat sociale, Xhaçka shkruan se Holanda i tha po Shqipërisë dhe këtë e quan një lajm shumë të mirë.
Sipas ministres ky vendim i sotëm është një njohje e meritave për reformat që ka ndër marrë qeveria.
“Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e reformave tona“, shkruan Xhaçka.
/a.r