Jose Mourinho është shkarkuar nga posti i menaxherit të Chelseas.
Portugezi e pagoi çmimin e rezultateve të dobëta në Premierligë gjatë këtij sezoni.
Por, menjëherë pas largimit të tij nga Stamford Bridge kanë filluar të qarkullojnë njoftime se cili do të jetë ekipi i tij i radhës.
Nga Spanja vjen lajmi se Real Madrid është duke e konsideruar mundësinë e rikthimit të tij, përcjell “Lajmi.net”.
Por, një lëvizje e tillë konsiderohet e rrezikshme për faktin se disa futbollistë të “Los Blancos” nuk kanë raport të mirë me të.