Morten Boeson, përmes Federatës Daneze të Futbollit, ka zbuluar atë që do të ndodhë me Christian Eriksen pas asaj që i ndodhi në ndeshjen kundër Finlandës në EURO 2020.
Mesfushori do të vendosë një pajisje, e quajtur ICD, në zemër. Të tillë kanë vendosur edhe lojtarë të tjerë, si Daley Blind që luan në nivele të larta me skuadrën e Ajax, apo Kyrian Nwabueze, nigeriani që doli golashënues në Superiore me Laçin sezonin e shkuar.
Federata Daneze e Futbollit, në rrjetet sociale shkruan në lidhje me Eriksen: “Pasi Christian ka bërë një sere ekzaminimesh është vendosur që ai do të bëjë një ICD (Heart Starter). Kjo pajisje është e nevojshme pas një arresti kardiak për shkak të luhatjeve në ritmin e zemrës.”
“Christian e ka pranuar këtë zgjedhje dhe plani është konfirmuar nga specialistë kombëtar dhe ndërkombëtar, të cilët janë të gjithë të mendimit se Christian duhet ta marrë këtë lloj trajtimi.”
“Kërkojmë dhe i nxisim të gjithë që t’i japin Christian dhe familjes së tij privatësinë që ka nevojë gjatë kësaj kohe”.
/b.h