Policia ka zhvilluar një operacion ku ka arrestuar edhe dy të tjerë për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës. Bëhet e ditur se janë arrestuar Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët janë kontaktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen,
Ato kanë parë vendin dhe kanë studiuar territorin për të kryer vrasjen e dy vëllezërve. Mësohet se ato kanë thënë se bien dakord që të kryejnë vrasjen me pagesë. Por Enver Divën e ka zënë COVID dhe kështu është shkatërruar plani i bërë për vrasjen e organizuar.
Besian Xhixha dhe Enver Diva janë vënë nën akuzë për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.
Arrestimi i dy bashkëpunëtorëve nga Fushë Kruja, u bë me kërkesë të SPAK. Burime nga policia e Durrësit sqaruan se ata janë arrestuar me vendim gjykate dhe janë kryer mbi 10 kontrolle. Hetime për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia vijojnë.
g.kosovari