Presidenti rus Vladimir Putin sot zhvilloi takimin me presidentin amerikan Joe Biden. Putin fluturoi drejt Zvicrës me një avion luksoz që tërhoqi vëmendjen e mediave të huaja.
Vlera e avionit ‘Flying Kremlin’ është 390 milion paund me një palestër, dhoma gjumi dhe një bar të pajisur me një sistem të avancuar të komunikimit. Ajo që bie në sy është thuleti i veshur në ar.
Dekorimi i brendshëm është me stil neoklasik dhe tryeza e madhe në sallën e konferencave është zbukuruar në ar dhe e rrethuar nga sedilje lëkure ngjyrë kremi.