Gazetari Artan Hoxha deklaroi se Enkeleda Kapedani është e vetmja gjyqtare që i ka çuar anëtarët e fisit Çapja pas hekurave. I ftuar në “Radarin Informativ”, Hoxha tha se ka qenë pikërisht gjyqatrja që u pezullua pas videove ku shihej që sfilonte në Gjykatë dhe në sfond dëgjohej kënga ‘Maffia’, ajo që dha urdhërin për Ardian dhe Florenc Çapjan.
“Ajo gjyqtarja e Tik-Tokut është e vetmja gjyqtare që ka çuar në burg Çapjat. Por e qëruam ne atë,”- tha Artan Hoxha.
Hoxha tashmë është pezulluar nga KLGJ-ja. Pas hekurave ndodhet Ardian Çapja për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2012 në Elbasan të Gentian dhe Nezir Beqirit. Ndërsa Florenc Çapja ndodhet në Dubai.
g.kosovari