Pyetja e një vogëlusheje, vetëm 9 vjeç ka bërë që Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin te ndërpresë konferencën që po mbante para gazetarëve, pas takimit që zhvilloi me kreun e SHBA-ve, Joe Biden.
Një gazetare kanadeze mori fjalën dhe tha se kishte një pyetje nga vajza e saj vetëm 9 vjeç.
Ajo i kërkoi që Putin t’i shpejgonte me fjalë të thjeshta qëllimin e takimit me Biden dhe e pyeti se përse në Rusi nuk mund të protestojnë të rinjtë, përfshirë dhe vajzën e saj.
“Ju lutem na shpjegoni qëllimin e takimit, me fjalë të thejshta….
Kam një pyetje nga vajza ime, më pyet se përse të rinjtë si ajo, është vetëm 9 vjeç, nuk mund të protestojnë,”- tha gazetarja dhe kaq mjaftoi që Putin të ndërpriste fjalën.
Ai u zgjat vetëm pak sekonda dhe foli me një gjuhë gjithëpërfshirëse se si është e rëndësishme që të kemi një botë më të mirë e më pas doli nga ambienti ku po mbahej konferenca./m.j