Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkuar në Paris për të takuar ish-Presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy.
Rama thotë se e ka mik special Sarkozynë, per te cilin ka pershkuar dhe kete distance per te qene nen shoqerine e tij.
Kreu i qeverise shqiptare tregon se me të këshillohet për sfidat e Shqipërisë e rajonit në rrugën e zhvillimt ekonomik, social e integrimit në BE.
Postimi i Ramës:
Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social, e të integrimit europian./m.j
View this post on Instagram