Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë konfirmuar 549 raste të reja me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 416,741. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 24 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1,089 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.
Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e virusit. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 12,478./m.j