Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohje për SHBA për dhurimin e 1 milion dollar pajisje mjekësore për spitalin Nënë Tereza në Tiranë.
Manastirliu shprehet se SHBA na është gjendur në krah në momentet më të vështira të kësaj pandemie.
“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – Me Ambasadoren Yuri Kim, për një tjetër mbështetje të vyer e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë, për forcimin e kapaciteteve spitalore për përballimin e pandemisë.
Mirënjohje partnerëve dhe miqve tanë që na janë gjendur krah në momentet më të vështira të kësaj pandemie dhe vijojnë të jenë pranë nesh, me mbështetje dhe inkurajim të pakursyer. BASHKË”, shkruan ministrja.
/b.h