Europarlamentari Knut Fleckenstein ka përshëndetur mbrëmjen e sotme votimin e ligjit të dekriminalizimit nga Kuvendi i Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale, Fleckenstein shkruan se ky është një hap drejt Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ndërsa e uron vendin tonë.
“Dekriminalizimi kaloi në Parlamentin Shqiptar. Urime! Një tjetër hap përpara drejt BE-së” – shkruan Fleckenstein.
Pak ditë më parë, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein paralajmëroi para eurokomisionerëve se procesi i dekriminalizimit mund të përfundojë këtë javë.