Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën, në Belgjikë, ku Ismet Osmanaj nga Gjakova mbeti i vrarë. Dyshohet se ai u qëllua për vdekje nga Bekim Azemi, i cili ishte ish-burri i gruas së tij.
Policia belge ka njoftuar se 52-vjeçari kishte qenë duke pritur fëmijët e të dashurës së tij, kur është therur 13 herë me thikë.
Kjo ngjarje që tronditi opinionin publik u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku në lidhje të drejtpërdrejtë ishte gazetari, Albi Xhunga. Sipas tij, ky nuk është një krim pasioni, por kanunor i mentalitetit të vjetër.
“Bekimi e ka parë si pronë Lindën, e viktima i ka marrë diçka që i përket atij”, tha Xhunga teksa komentonte vrasjen makabre. Gazetari shtoi se në ditën që Bekimi ka kryer krimin e rëndë, kishte veshur kostumin më të mirë.
Ndërsa nipi i viktimës, Qazim Maloku ka thënë se pas vrasjes autori është shfaqur aq i qetë sa fqinjët e kanë cilësuar si ‘killer’. Ai tregon se viktima kishte vetëm 4 ditë që kishte shkuar në Belgjikë dhe se nuk e kishte njohur më parë autorin.
“Ismeti ka qenë i martuar me Lindën, ish-burri i saj e vrau. Ajo ishte gruaja e tij, por nuk ka probleme me divorcin. Është humanizëm të kujdesesh për dy fëmijë. Ndodhia ka ndodhur se Ismeti nuk e ka njohur, kishte vetëm 4 ditë që ndodhej në Belgjikë. Kam folur për më shumë se dy javë. Ajo vinte me pushime tek familja e Ismetit dhe priste që të shkonte atje. Kjo ishte pamundësia e lëvizjes së tij.
Nga Hungaria ka shkuar në Belgjikë. Në banesë kishte njerkën, babanë, vëllanë me nusen dhe martesa ishte legale. Paralajmërim nga familja e ish-bashkëshortit nuk ka pasur.
Është dënuar për dhunë brenda familjes, rrihte Lindën kur e kishte bashkëshorte. Betmi është shfaqur shumë i qetë pas aktit të vrasjes. Fqinjët që kanë parë vrasjen e kanë cilësuar si killer”, tha Qazim Maloku./m.j