Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda ka vendosur të rrëfehet si rrallë herë në një program televiziv.
Të premten në orën 21:00, gruaja që kryeministri e ka cilësuar kritiken më të madhe të tij, do të jetë përballë gazetares Ilva Tare në EuroNews.
Në një video të shkurtër e përmbledhëse të publikuar nga faqja e vetë televizionit, Linda Rama flet për vendimmarrjet në familjen kryeministrore, rolin e saj dhe debatet për politikën.
Nuk kanë munguar as fjalët për nënën e ndjerë të kreut të qeverisë, Aneta Rama, gjatë të cilave edhe është prekur.
“Për të respektuar vullnetin e njerëzve, ata kanë zgjedhur Edin që të jetë protagonist. E dija që kosa e egër nuk do më kursente as mua. Statusi i bashkëshortes lidhet gjithmonë me privilegje.
Jam Linda që ka qenë gjithmonë, kam dhe unë të drejtë timoni. Edi është debatues i vështirë, nuk heq dorë as unë, më pas ai reflekton. Asnjëherë nuk kemi festuar një fitore të zgjedhjeve të Edit. Politika është për të bërë punë. Nuk e kuptoj si ka mundësi që klasa politike në Shqipëri nuk arrin të dakordësohet.
Mamaja e Edit na kishte bindur që nuk do të largohej kurrë, ajo ishte shumë indiferente ndaj dhimbjes,” – janë disa nga pohimet e bashkëshortes së kryeministrit gjatē intervistës.
/a.r