Anëtari i Grupimit për PD Ibsen Elezi ka deklaruar se sot Edith Harxhi do të bëjë publike të gjitha provat sesi janë manipuluar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. I ftuar në Repolitix në Report TV Elezi tha se procesi zgjedhor ka qenë i njollosur në çdo aspekt duke theksuar se nuk ka pasur një garë të ndershme por vetëm një farsë.
“Nesër do shpalosim dhe do analizojmë fakte dhe argumenta para demokratëve opoinionit publik që nuk pati një gare të ndershme, por pati një farsë. Grupimi për PD u realizua dhe u formua për mbrojtje e procesit zgjedhor. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë demokracinë e brendshme. Duhet bërë dhe një analizë. Në kukës votoi 38% e antarësisë në Tiranë 88%..Në një degë këtu në Tiranë ëshët votuar 111%.Jo se kjo ka ndryshuar rezultatin, se Basha do fitone. Procesi ka qenë i njollosur në cdo aspekt”, tha Elezi.
Kjo deklaratë e Elezit vjen pasi Edith Harxhi humbi zgjedhjet brenda partisë, e cila ishte ndër më pak të votuarat nga kanidatët.
g.kosovari