Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.11 në Durrës, ku një këmbësore është përplasur nga një makinë.
Ajo ka marrë disa plagë të lehta në trup dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se e plagosura është shtetase italiane, pasi dëshmitarët e ngjarjes treguan se ajo fliste vetëm italisht.
Ndërkohë shoferi i mjetit është larguar nga vendngjarja para mbërritjes së policisë, ndaj këta të fundit e kanë shpallur në kërkim.
/b.h