Pasi theu dy rekorde duke nisur si titullar ndeshjen ndaj Hungarisë, portugezi Cristiano Ronaldo shënoi dy gola për të thyer edhe rekordin e tretë personal dhe për të ndihmuar ekipin e tij që të mundë 3-0 vendasit, në një stadium të mbushur në 100% të kapacitetit.
Sot, CR7 u bë futbollisti që ka luajtur më shumë kampionate evropiane në historinë e futbollit, futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje në Botëror dhe Evropian, të marrë së bashku, si dhe lojtari që ka shënuar më shumë në Evropian (11 gola).
Sulmuesi portugez, me ndeshjen e sotme ndaj Hungarisë, ka marrë pjesë në 5 kampionate evropiane (2004, 2008, 2012, 2016 dhe 2020).
Ndërkohë, sot ai ka regjistruar edhe ndeshjen numër 39 në një fazë finale të një Evropiani dhe Botërori, më shumë se kushdo tjetër, duke lënë pas emra si Bastian Schweinsteiger (38), Miroslav Klose (37), Paolo Maldini (36) dhe Lothar Matthaus (36).