Policia e Tiranës bën me dije se 27 persona janë arrestuar dhe 83 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti ne gjendje te dehur, pasi nga verifikimi me alkooltestues kanë rezultuar me një nivel alkooli mbi 0.50 mg/l.
Policia Rrugore Tiranë në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore ka riorganizuar kontrolle, përfshirë edhe mjetet e shërbimit të transportit publik, pasi drejtuesit, me papërgjegjshmëri kanë guxuar të drejtojnë në gjendje të dehur mjete transporti publik, edhe me 50 pasagjerë, në destinacione turistike.
“Kjo situatë, por edhe konstatimet e tjera të kësaj natyre, nuk mundet të jenë vetëm shqetësim dhe objekt i Policisë, por vetë drejtuesit e mjeteve duhet të reflektojnë për rrezikun që i kanosin vetes dhe të tjerëve duke drejtuar mjetin në këtë gjendje. Subjektet e transportit gjithashtu duhet të forcojnë kontrollet për disiplinën e drejtuesve të shërbimit publik gjatë kohës që shërbejnë në këto mjete dhe sigurisht, qytetarët, si aleatët më të rëndësishëm të Policisë, duhet të refuzojnë të udhëtojnë me ta apo më keq të transportohen nga drejtues mjetesh të shërbimit publik që manifestojnë sjellje të përdorimit të alkoolit apo lëndëve të tjera droguese e psikotrope dhe të njoftojnë menjëherë organet e Policisë në numrin e emergjencave 112”, njofton policia.
Vetëm përgjatë dy javëve të para të këtij muaji, nga rrugorët e kryeqytetit janë arrestuar në kushtet e flagrancës 27 persona, për drejtim mjeti ne gjendje te dehur, pasi nga verifikimi me alkooltestues kanë rezultuar me një nivel alkooli mbi 0.50 mg/l si, si dhe janë pezulluar 83 leje drejtimi po për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
#MosDrejtoMjetinNenEfektin
#DrejtimiIMjetitNenEfektinSjellePasoje
#ThuajStopAlkoolitNeTimonKurseJete