Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Roskovec. Dy elektricistë kanë humbur jetën pasi ka rënë shtylla e tensionit te lart.
“Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.
Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.
g.kosovari