Dhjetëra anëtar, aktivistë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike enden pre një viti nëpër dyert e prokurorisë dhe gjykatave si të pandehur pasi kanë marrë pjesë në protestat e opozitës.
Kështu ka bërë me dije ish-presidenti Bujar Nishani i cili thotë se këtë gjë e ka konstatuar gjatë fushatës së zhvilluar këto ditë, për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Nishani thotë se Lulzim Basha që i thirri në protestë i ka braktisur dhe tradhtuar duke i lënë tashmë nëpër dyert e gjykatave.
‘Qindra prej tyre në të gjithë Shqipërinë endeshin prej 1 (një) viti nëpër dyert e prokurorisë e gjykatave si të pandehur për arsyen e vetme se kishin marrë pjesë në protestat e opozitës kundër regjimit banditesk të Edi Ramës. Por ata tashmë ishin lënë vetëm, në mëshirën e fatit të përballeshin me PADrejtësinë e kontrolluar nga Pushteti. E drejta e protestës është e drejta më fondamentale e njerëzve të lirë. Një e drejtë e garantuar dhe mbrojtur nga Kushtetuta në Shqipëri. Lulëzim Basha i thirri në protestë demokratët dhe ata ju përgjigjën me dinjitet e sakrifica! Por sot ata demokratë janë të braktisur, ata janë të tradhtuar!’- thotë Nishani.
Nishani u ka bërë thirrje të gjithë avokatëve me integritet të lartë profesional, moral, qytetar e civil që të marrin përsipër mbrojtjen dhe ndjekjen e procedurave gjyqësore të këtyre qytetarëve, falas dhe pa pagesë.
‘Të papunë për shkak të bindjeve politike janë në pamundësi financiare të pajtojnë avokatë e të ndjekin procedurat e padrejta hetimore e gjyqësore. Ata janë të tradhtuar edhe nga ata që ju kërkuan atyre aksionin qytetar. Ju bëj thirrje të gjithë avokatëve me integritet të lartë profesional, moral, qytetar e civil ; të marrin përsipër mbrojtjen dhe ndjekjen e proçedurave gjyqësore të këtyre qytetarëve, falas pa pagesë!’- shkruan Nishani.
g.kosovari