Kreu i Organizatës Botërore i Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka mirëpritur vendimin e udhëheqësve të G-7-ës për të siguruar 1 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 për vendet e varfëra, por tha se “ne kemi nevojë për më shumë, dhe i kemi nevojë shpejt.”
“Sfida e udhëheqësve të G-7, është t’i japin fund pandemisë, duke vaksinuar 70% të popullsisë deri vitin e ardhshëm”, tha Tedros.
Ai shtoi se për të arritur këtë qëllim, botës i duhet 11 miliard doza vaksinash kundër COVID-19.
Në fund të fjalës së tij për gazetarët e pranishëm në Samitin e G-7, Tedros përsëriti se synimi i secilit shtet duhet të jetë të vaksinojë 30% të popullsisë deri në fund të viti 2021.
Udhëheqësit e shteteve premtuar se miliard dozat e vaksinave kundër COVID-19 do të sigurohen për vendet më nevojë përgjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm.
Sipas kreut të OBSH, botës i duhen më shumë doza se ato të ofruarat dhe në një kohë më të shpejt në mënyrë që procesi i vaksinimit të kryhet njëtrajtësisht në të gjithë botën.
Sipas OBSH-së e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19 është pikërisht përmes vaksinimit të të gjithë qytetarëve në botë.
Samiti i G-7 zgjati 3 ditë dhe fokusi kryesor ishte pandemia “lufta” me COVID-19.
g.kosovari