Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se ditën e sotme do të nisë vaksinimi masiv i qytetarëve kundër Covid-19.
Në njoftimin për media thuhet se vaksinimi masiv i qytetarëve do të bëhet bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19.
“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit në të gjitha qendrat e vaksinimit kudo në Kosovë dhe eliminimit të shmangies së çfarëdo situate të panevojshme, ftohen qytetarët që t’u përmbahen termineve të përcaktuara për vaksinim dhe në Qendra të vaksinimit të paraqiten vetëm pas marrjes së thirrjes për vaksinim.”
MSH ka kërkuar nga qytetarët që të mos shkojnë në qendrat e vaksinimit pa konfirmim, por të presin thirrjen për termin. Thirrja do t’iu bëhet përmes telefonit, mesazhit telefonik ose përmes emailit.
g.kosovari