Duke nisur nga 1 korriku i këtij viti, do të hiqet tarifa celulare “Roaming” në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kështu qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës nuk do u duhet më që të rimbushin celularin e tyre me tarifa shtesë për ta përdorur në brenda këtyre shteteve.
Lajmi u dha nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili shkruan se ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian, ndërsa u drejtohet qytetarëve që tashmë e vetmja gjë që u duhet të kenë në celularin e tyre është bateria.
Postimi i Soreca:
Nga 1 korrik 2021 Tarifat Zero Roaming në Ballkanin Perëndimor, # Albaniapërfshirë! #RoamFree!
/b.h