Pas Berishës dhe mediave pranë tij, që po sulmojnë direkt dhe indirekt SHBA-në, pas shpalljes non grata të Ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, sot, Kremlini nëpërmjet mediave të tij e ka cilësuar vendimin e Bidenit “skizofrenik”.
Sputniku rus, nëpërmjet një analize të Predrag Vasiljeviç, lëshon alarmin se Joe Biden pritet të ndëshkojë një listë të gjatë të politikanëve ballkanikë, që i bien ndesh politikës amerikane në rajon.
Sputnik akuzon presidentin Biden se po “zgjeron dënimet për njerëzit e pabindur në Ballkanin Perëndimor.
Përfundimi është që Biden urdhëron sanksionimin e çdo personi që rezulton se ka rrezikuar në ndonjë mënyrë paqen dhe sigurinë, ose integritetin territorial të ndonjë zone ose shteti në Ballkanin Perëndimor.
Dhe dekreti i ri përfshin të gjithë ata që shkelin marrëveshjet për sigurinë rajonale, si Marrëveshja e Dejtonit për BiH dhe Rezoluta 12 44 për Kosovën”
Analisti i Sputnik thotë se Amerika nuk ju lë alternativa liderëve rajonale: “O zbatoni, ose jeni kundër nesh”.
Me këtë logjikë, del se edhe Sali Berisha, që fshihet pas patriotizmit se ka mbrojtur territoret e Kosovës, është në të njëjtin nivel me ata liderë rajonalë që jo thjesht kanë menduar, por kanë planifikuar destabilizimin e Ballkanit.
Sputnik shkon edhe më tej, kur thotë se SHBA po përkrah të gjithë liderët rajonalë dhe politikanët që kanë njohur Kosovën e pavarur, të gjithë udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës, që me dhunë grisën një pjesë të Serbisë dhe të cilët sot mbrojnë politikën që Kosova është e pavarur.
Të gjithë ushtarët e OJQ-ve në Serbi dhe Ballkan, të cilët, të paguar nga fonde të shumta perëndimore, promovojnë dhe afirmojnë në çdo hap copëtimin e Serbisë dhe shtetit të të Kosovës.
Sputnik thotë se së shpejti non grata do të shpallet edhe lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik
“Kjo shkallë e pashembullt e hipokrizisë flet ekskluzivisht për faktin se politika amerikane në Ballkan po arrin në një fazë marrëzie galopante”, thekson Sputnik.
Ndërsa Ljubinka Milinçiç, kryeredaktorja e edicionit Ballkanik të Sputnik shkon edhe më larg, kur thotë se “Shtetet e Bashkuara do të shpërbëhen si Bashkimi Sovjetik”.
Me pak fjalë, këtu nuk është njëri, por janë të gjithë udhëheqësit e vjetër të Ballkanit që ju djeg miza nën kësulë…/TemA
Te korruptuarit e duan shume njeri tjetrin. Nuk jetojne dot vetem