Presidenti u shkarkua nga Kuvendi i Shqipërisë me 104 vota, por duket se nuk e penguar zyrën e Presidencës që të vijojë punën normalisht madje duke hapur bërë dhe oferta për tendera publike.
Edhe pse është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e fatit të tij në mënyrë përfundimtare, Meta ka shpallur një tender për blerje pajisjesh mediatike në vlerën e 20 milionë lekëve të vjetra.
Tenderi ka si objekt blerjën e pajisjeve për median për Institucionin e Presidentit të Republikës për vitin 2021, me një fond prej 2,166.666 lekësh
“Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: datë 17.06.2021 ora 11:00.
Vendi: Presidenca e Republikës, Sektori i Prokurimeve Kjo procedurë zhvillohet :- në perputhje me ligjin Ligjin Nr. 162/2020 date 23.12.2020 “Për Prokurim Publik” referuar nenit 134 mbi dispozitat kalimtare”, thuhet në njoftimin e publikuar në APP.
Meta e ka pritur me “qetësi” vendimin e Parlamentit për shkarkimin, duke deklaruar se nuk e njeh këtë institucion, madje ka qenë tejet i vendosur në qëndrimin e tij se do të jeë si president deri në mbarim të mandatit kushtetues, më 24 korrik 2022./Shqip