Shkarkohet kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka. Lajmi është marrë sot nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në arsyetimin e vendimit të presidencës thuhet se kreu i këtij institucioni duhet të jetë i pavarur.
Valdete Daka u sulmua në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga partitë politike, ku Vetëvendosja, e quajti ‘militante partiake’, pasi la nje sere figurash jashte Parlamentit, mes te cileve dhe Albin Kurtin.
Përfaqësues të saj në KQZ, në çdo konferencë të këtij institucioni të zgjedhjeve, akuzonin Dakën për përfshirje në politikë.
Presion të ashpër ndaj Dakës, atëkohë pati bërë Glauk Konjufca, aktualisht kryeparlamentar, e cila kishte kryetaren e KQZ-së si ‘person që ndikon në KQZ’.