Kur ishte vetëm një foshnjë prindërit e saj e lanë jashtë një jetimoreje, por sot 16-vjeçarja Xueli është një modele që pozon për Vogue dhe fotografitë e saj vazhdojnë të thyejnë rekorde. Kjo është historia e suksesit të modeles Xueli e cila duket se po ndryshon këndvështrimin sesi bota sheh albinizmin duke ngritur zërin për ata që duken ndryshe, e prekur standardet e paarritshme të bukurisë në industrinë e modelimit.
Në Kinë albinizmi nga disa njerëz paragjykohet si mallkim ndaj dhe prindërit e saj natyral e braktisën atë jashtë një jetimoreje për t’u birësuar më pas në moshën 3-vjeçare nga një familje holandeze. Shtysë për botën e modelingut ishte një mike e familjes, stiliste në profesion, duke pasur më pas oferta nga agjenci të njohura modelingu.
Pavarësisht se Xueli ka arritur të pozojë edhe për revistën prestigjoze Vogue duke marrë vëmendjen e të gjithë botës, ky nuk është qëllimi i saj kryesor. Ajo ka zgjedhur të jetë në set sepse përvoja pozitive e xhirimeve i ndihmon të rrisë besimin tek vetja.
/a.r