Maturantët e Fierit do të futen nesër në provimin me zgjedhje. Këtë vendim e arritën pas takimit që ato zhvilluan me përfaqësuesen e arsimit në Fier, ku thanë se u është premtuar se testi i matematikës do të rishikohen pikët, atë që ministrja Kushi e dha si vendim pak më herët.
“Do bëhet vlerësimi i të gjithë provime të matematikës dhe të shihet se deri ku kanë shkuar pikët maksimale dhe në bazë të tyre do përcaktohet edhe nota. Nesër do të futemi në provim pasi na kanë premtuar shumë dhe nuk besojmë se do të dalin nga fjala”, thanë maturantët.
Disa maturantë më parë u mbledhën brenda ambienteve të Drejtorisë Arsimore Rajonale, ku nuk kanë munguar brohoritjet dhe zhurmat. Pas këtyre ka dalë një përfaqësues e DAR e cila pas kritikave për mënyrën e sjelljes dhe theksimit se këto veprime nuk i përfaqësojnë denjësisht, ajo ka pritur një përfaqësi të maturantëve në zyrë për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre. Ndërkohë nga ana tjetër, maturantët shprehen se kanë një orë që presin aty dhe askush nuk ka dalë për t’i informuar apo dëgjuar.
“Kështu po e edukojmë dhe rrisim brezin e ri? Me këtë sjellje e gjuhë? Nuk janë këto brezi që ne po rrisim. E keni dëgjuar vendimin e ministres? Nuk përfaqësoheni denjësisht me këto veprime”, tha përfaqësuesja e DAR Fier.
g.kosovari