Partia Demokratike këtë të hënë do të shpallë rezultatin përfundimtar për fituesin e zgjedhjeve të kreut të Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të 13 qershorit. Nga rezultatet e deritanishme, Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend.
Kandidati Fatbardh Kadilli ka pranuar humbjen, ndrësa i cilësoi zgjehdjet brenda partisë më keq se ato parlamentare. Në një konferencë për mediat, ditën e konfirmimit të rezultatit, Kadilli tha se zgjedhjet arritën të mundësonin një garë por jo standart. Sipas tij, Basha përdori asetet e partisë për të garantuar fitoren e tij të pamerituar.
“Jam krenar që në partinë time ndeza shkëndijën e parë të garës më shumë se një garë ishte një sfidë, falë kësaj sfide demokratët patën mundësinë të mos shkonin symbyllur drejt mandatit të 3. Ata që votuan dhe bojkotuan kanë dhënë mesazhe dhe kanë marrë përgjegjësi për zgjedhjen e tyre. S’jam këtu për të përligjur mandatin tim dhe as fitoren publicitare të lulit.
Pabarazi burimesh financiare. Patë një kryetar që nuk lëshoi zyrën, patë deputetë dhe kryetarë degësh. Patë tu zvogëlohej lista e anëtarëve, të gjitha s’na bëjnë nder na bëjnë të pazotë në sytë e shqiptarëve për përgjegjesite qe na presim. Ofruam një garë por jo standarde. Brenda partisë zgjedhjet ishin më keq se ato parlamentare. Megjithatë unë nuk jam Luli unë e pranoj këtë rezultat dhe vendimin e demokratëve.
Ato qindra vota që mbështetën kandidimin tim janë fitili…. Unë nuk iki nuk dorëzohem nuk krijoj parti të re, do vijoj me këmbëngulje këtë projekt kryengriteje, vetëm kështu demokratët do të kenë një parti të tyre dhe vetëm kështu politika bëhet e vërtetë“, tha Kadilli.
g.kosovari