E pazakontë mund të quhet protesta e pushuesve nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur plazhin e Velipojës për pushime, por që iu është dashur të protestojnë në vend që të shijojnë pushime.
Arsyeja që ka çuar në protestë ka qenë ngjarja djeshme, ku një pushuese kosovare rreth 44 vjeç u mbyt në det.
Pushuesit u shprehën se ambulanca vonoi më shume se 1 orë dhe ata e quajnë të pafalshme nga ana e pushtetit vendor këtë gjë. Sipas tyre, në një vijë bregdetare kaq të gjatë si ajo e Velipojës duhet të ketë vrojtues plazhi dhe punonjës të ndihmës së parë.
/b.h