Ibsen Elezi, kandidati që u përjashtua nga gara për kryetar të PD-së, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, pak orë para gjedhjeve brenda partisë.
Me tone ironike, Elezi ka publikuar bisedën me një anëtarë të PD, ndërsa shkruan se PD është më shumë se dy palë servilash që bëhen pushta për pushtet.
“Neser voto si mendon dhe jo si te thone !
– Me pyet ne Kukes nje anetar i PD: ” si e mendon per neser” ?
– I them: ” une jam i deklaruar”.
– Me tha :”kam ndryshu mendje do votoj per Lulin”
– I them : ” po pse ” ?
– Me tha: “eshte i vetmi qe e bashkon PD te ne,
dy palet qe ishin ne lufte per 4 vjet, e s’paten lene gje pa thene per nj-tj, me kane kap per Lulin”.
– I thash: ” e kuptova por PD eshte me shume se dy pale servilash qe behen pushta per pushtet”.
Gjeja me e keqe e servilit eshte se nuk mjaftohet me veten, por do te bej shume si veten.“