Ditën e sotme Partia Socialiste mblodhi Kongresin e Jashtëzakonshëm në 30 vjetorin e krijimit të Partisë.
Fokusi i Kongresit ishte te mandati i tretë dhe politikat që do ndiqen, ndërsa u miratuan edhe disa vendime të rëndësishme.
Ndërkohë, nënkryetari i LSI-së e ka quajtur dështim Edi Ramën në Partinë Socialiste, edhe pse ky i fundit ka fituar 3 zgjedhje të njëpasnjëshme.
Ai thotë se Rama i ka bërë gropën Partisë Socialiste dhe çdo 12 qershor bën estradë me të.
“Rama i beri gropen Partise Socialiste dhe cdo 12 qershor ben estrade me të”, shkruan Vasili.