Finlanda fituar ndaj Danimarkës me rezultatin minimal 0-1, në ndeshjen e parë të grupit B në Kampionatin Evropian.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 60-të nga Pohjanpalo
Por, rezultati i kësaj ndeshje mbeti në plan të dytë. Kjo pasi futbollisti i Danimarkës, Christian Eriksen humbi ndjenjat në fushë pas sulmit që pësoi në zemër pesë minuta para fundit të pjesës së parë.
Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe fatmirsisht gjendja e tij është stabilizuar.
Më pas, ndeshja vendosi të riniste në orën 20:30, aty ku ishte pezulluar.
Kështë, Finlanda debuton me fitore në Kampionat Evropian dhe merr përkohësisht primatin në grupin B.